Home
Agjensioni
Relacionet ne Kosove
Check in Airoport
Kontakt
Fotografit
Libri Vizitoreve
Informohu
Titel der neuen Seite




</font


Para udhëtimit

Check-In:

U rekomandohet pasagjerëve që, për fluturim mundësisht të paraqiten për përgatitje për fluturim dy orë përpara fluturimit të planifikuar, sepse sportelet mbyllen 30 minuta përpara nisjes.

Dokumentet e udhëtimit:

Pasagjeri është personalisht përgjegjës që të ketë me vete dokumente të vlefshme identifikimi, të cilat u përgjigjen rregullave të Kompanive  si dhe rregullave për hyrje në vend të secilit cak të fluturimit. Gjobat, dënimet me të holla, pagesat ose harxhimet e çdo lloji si pasojë e mospërfilljes së këtyre rregullave, duhet të barten nga vetë pasagjeri. Për të siguruar respektimin e rregullave, Mendi-Tours, rekomandon që për të gjitha fluturimet të bartet me vete pasaporta e vlefshme (dhe, nëse është e nevojshme, edhe viza e vlefshme).

Gjatë paketimit:

Juve ju lejohet që të merrni vetëm sasi të vogla të materieve të lëngshme në bagazhin tuaj të dorës. Këto materie të lëngshme duhet të jenë në enë të ndara me kapacitet maksimal prej 100 ml secila. Këto enë duhet t’i paketoni në një qese plastike të tejdukshme që mund të hapet dhe mbyllet, me kapacitet jo më të madh se një litër për udhëtar.

Në aeroport:

Për t’i ndihmuar personelit të sigurimit që t’i dallojnë materiet e lëngshme, ju duhet të : prezantoni të gjitha materiet e lëngshme te personeli i sigurimit në pikën kontrolluese për ekzaminim ;zhvisheni xhaketën dhe/ose pallton. Ato do të kalohen ndaras nëpër makinën me rreze X derisa ju kaloni nëpër detektorin e metalit; nxirrini kompjuterët laptop dhe pajisjet tjera të mëdha elektrike nga bagazhi juaj i dorës. Ato do të kalohen ndaras nëpër makinën me rreze X derisa ju kaloni nëpër detektorin e metalit.










Diese Webseite wurde kostenlos mit Homepage-Baukasten.de erstellt. Willst du auch eine eigene Webseite?
Gratis anmelden